Milan i ofron kontratë të re Abates

Skuadra e Milanit raportohet se është duke përgaditur një kontratë të re për mbrojtsin italian, Ignazio Abate.

32 vjeçari në ndeshjet e fundit ndaj Lazios dhe Parmas luajti në qendër të mbrojtjes si kapiten i Rosonerëve dhe duket se aventura e tij në San Siro do të vazhdoj edhe më gjatë.

Abate deri më tani ka 294 paraqitje me Milanin dhe pritet të pranoj kontratën e re e cila do të i ofrohet së shpejti nga klubi./veqsport.com/