Frenkie de Jong te PSG për 75 milionë euro

Mesfushori i talentuar holandez, Frenkie de Jong sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Ajaxi në fund të këtij sezoni.

Për 21 vjeçarin interesim kanë shprehur Manchester City, Barcelona dhe së fundmi PSG me lojtarin tanimë që duket se ka bërë zgjedhjen e tij.

Mediat holandeze sot raportuan se de Jong ka zgjedhur skuadrën franceze, PSG ku do të transferohet për 75 milionë euro gjatë afatit kalimtar veror./veqsport.com/