Holding mund të mos luaj më këtë sezon

Skuadra e Arsenalit ka frikë se mbrojtsi anglez, Rob Holding mund ta humbasë pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Holding që po kalonte formë të mrekullueshme dhe ishte i pazëvendësueshëm në formacionin e Unai Emery u lëndua dje mbrëma në barazimin 2-2 me Manchester United.

Gunners kanë frikë se mbrojtsi qendror ka lënduar ligamentet, por asgjë ende nuk është konfirmuar dhe skuadra shpreson në rezultate pozitive në 24 orët e ardhshme./veqsport.com/