Liverpooli e City në garë për Aouar

Liverpooli raportohet se do të i futet garës për transferimin e mesfushorit të Lyonit, Houssem Aouar.

Dy klube angleze thuhet se kanë kontaktuar Lyonin për situatën e mesfushorit dhe janë duke monitoruar nga afër paraqitjet e tij.

Aouar ka realizuar 5 gola nga 15 ndeshje këtë edicion duke treguar edhe paraqitje mbresëlënëse në Champions League, pikërisht ndaj Manchester Cityt që po ashtu është e interesuar për transferimin e tij./veqsport.com/