Emery: Vetëm City e Liverpooli më të mirë se Arsenali

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery e ka të qartë se tani për tani ekziston një diferencë mes skuadrës së tij dhe asaj të Manchester Cityt e Liverpoolit.

I pyetur nga gazetarët nëse Arsenali është pretendent për titull trajneri spanjoll u shpreh: ”Për momentin një gjë është e qartë, disa skuadra janë në avantazh nga ne”

”Me Manchester Cityn kemi diferencë në pikë, por edhe në golat e shënuar dhe të pranuar. Pastaj kemi një diferencë jo shumë të madhe me Liverpoolin, por që prap është e rëndësishme”

”Me performancat, me pikët, golat e shënuar dhe të pranuar ne jemi njëjtë me Chelsean dhe Tottenhamin, ky është realiteti”, përfundoi Emery./veqsport.com/