Super derbi Tottenham-Arsenal do ta hap stadiumin e ri të Spurs!

Skuadra e Tottenhamit duket se duhet të presë deri në Mars të vitit 2019 për hapjen e stadiumit të ri.

Spurs kanë marë leje nga FA të luajnë ndeshjet si vendas deri në fund të vitit 2018, por kjo duket se do të zgjasë ende.

Janë dy data për të cilat besohet se do ta hapin stadiumin e ri modern të skuadrës nga Londra, 13 Janari ndaj Manchester United, por më e besueshmja mbetet 2 Marsi ndaj rivalëve më të mëdhenjë, Arsenal./veqsport.com/