Guardiola e dëshiron Iscon te Man City

Manchester City po monitoron nga afër situatën e Iscos te Real Madridi.

Mesfushori spanjoll ende nuk ka startuar nën drejtimin e Santiago Solarit, por edhe në ndeshjen me përfaqësuesen e Spanjës ndaj Kroacisë ishte shumë i kritikuar për shkak të paraqitjes së dobët.

Pep Guardiola është admirues i madh i 26 vjeçarit dhe do të dëshironte transferimin e tij në Etihad Stadium nëse Reali do pranonte shitjen e tij./veqsport.com/