Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Maltës

Përfaqësuasja e Kosovës sot me fillim nga ora 18:00 zhvillon një ndeshje shumë të rëndësishme në transfertë te Malta në kuadër të UEFA Nations League.

Një fitore pothuajse do të na siguronte kryesimin e grupit që do të ishte arritje e jashtëzakonshme.

Kapiteni, Samir Ujkani pritet të startoj nga minuta e parë pasi portieri i Man Cityt, Arijanet Murici mund të debutoj në ndeshjet e ardhshme pasi rëndësia e ndeshjes së sotme dhe ajo ndaj Azerbajxhanit është tejet e madhe.

Në sulm pritet të startoj, Vedat Muriçi pasi Atdhe Nuhiu mungon shkak i kartonave.

Ujkani
Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli
Kryeziu, Shala
Zhegrova, V.Berisha, A.Zeneli
V.Muriçi

/veqsport.com/