Falcao kërkon largimin nga Monaco, i ofrohet Real Madridit

Radamel Falcao ka kërkuar largimin nga skuadra franceze, Monaco.

Dy vite më parë pikërisht kjo skuadër arriti gjysmë-finalet e Ligës së Kampionëve, kurse tani ndodhet në zonën e rrezikshme të Ligue 1 edhe pas ardhjes së Thierry Henry.

Falcao, gati 33 vjeçar ka kërkuar largimin dhe sipas mediave spanjolle i është vetë ofruar Real Madridit.

Los Blancos në anën tjetër nuk është se e preferojnë merkaton dimërore, por duket se kësaj rradhe do të përforcohen në Janar./veqsport.com/