Challandes: Ndaj Maltës duam 3 pikët

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka deklaruar në konferencën e fundit para ndeshjes ndaj Maltës se të përzgjedhurit e tij duan 3 pikët.

”Këtë sezon e kemi nisur që të tregojmë paraqitje sa më të mira dhe jam i kënaqur me atë se çfarë kemi treguar deri më tani. Ndaj Maltës nuk do të jetë aspak e lehtë, por ne jemi përgaditur dhe shpresoj të marim tre pikët”

”Malta është skuadër e fortë sidomos kur luan në shtëpi. Ata barazuan si mysafirë te Azerbajxhani vetëm tri ditë pas ndeshjes me ne dhe për këtë kam respekt për këtë skuadër”, u shpreh Challandes./veqsport.com/