Ende jashtë sistemit faqja për shitjen e biletave për ndeshjen Kosovë-Azerbajxhan

Sot në ora 12 e 30 ka filluar shitja e biletave për ndeshjen mes Kosovës dhe Azerbajxhanit që do të zhvillohet të martën më 20 Nëntor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Për herë të parë është organizuar shitja online, por uebfaqja e cila e ka marë këtë përgjegjësi ka rënë nga sistemi mbrenda pak minutave për shkak të numrit të madh të kërkesave.

www.tiks.app  vazhdon të jetë edhe tani jashtë funskionit duke dëshpëruar edhe njëherë tifozët e shumtë të përfaqësueses tonë./veqsport.com/