Bayerni të sigurtë për transferimin e Ramsey

Aaron Ramsey pas shumë viteve që kaloi te Arsenali po kalon tani edhe sezonin e tij të fundit te kjo skuadër.

Mesfushori uellsian do të jetë lojtar i lirë gjatë verës dhe disa skuadra europiane veçse kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Është skuadra gjermane, Bayern Munchen e cila është e sigurtë se do ta arrijë transferimin e Ramsey gjatë verës për të përforcuar edhe më shumë mesfushën e cila nuk po funksionon këtë sezon me trajnerin kroat, Niko Kovac./veqsport.com/