Man City rivalizon Barçën për yjet e Ajaxit

Skuadra e Manchester Cityt i është futur garës për transferimin e dy super yjeve të Ajaxit, De Jong dhe Matthijs de Ligt.

Të dy këta janë përcjellur qe një kohë mjaft të gjatë nga skautët e Barcelonës dhe kjo skuadër ka shprehur interesim serioz për transferimin e lojtarëve.

Por së fundmi edhe Pep Guardiola ka shprehur interesim për të dy, De Jong që luan si mesfushor dhe De Ligt si mbrojtës qendror./veqsport.com/