Shqipërisë i mungoi vetëm goli ndaj Jordanisë

Shqipëria nuk ka arritur më shumë se një barazim në miqsoren e mbrëmshme ndaj Jordanisë e zhvilluar në Elbasan.

Megjithatë të përzgjedhurit e Panuccit kontrolluan ndeshjen gjatë gjithë 90 minutave, por nuk arritën të gjejnë rrugën drejtë golit.

Paraqitje të mira treguan debutuesit, Uzuni dhe Dermaku, po ashtu fantastikë ishin edhe Grezda e Mërgim Mavraj.

Grezda që kishte rastin më të mirë të ndeshjes tha se shpreson në fitore ndaj Izraelit në kuadër të UEFA Nations League që zhvillohet pas pak ditësh./veqsport.com/