Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Maltës

Sonte zhvillohet ndeshja e shumë pritur mes Kosovës dhe Maltës në kuadër të UEFA Nations League në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20 e 45.

Lajmi më i mirë është padyshim rikthimi i mesfushorit kryesor të përfaqësueses, Valon Berisha i cili megjithatë nuk dihet nëse do të startoj shkak se vetëm sa është rikthyer nga një lëndim.

Po ashtu për herë të parë me përfaqësueses A është grumbulluar edhe super sulmuesi i talentuar, Lirim Kastrati.

Ujkani
Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli
H.Shala, H.Kryeziu
Rashica, V.Berisha (Halimi), Zeneli
Nuhiu.

/veqsport.com/