Brozovic vazhdon kontratën me Interin

Marcelo Brozovic raporohet se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Interin.

Mesfushori kroat me kontratën e re do të jetë pjesë e Neruazurëve deri në vitin 2021.

Paga e tij do të rritet nga 2.4 në 3 milionë euro për sezon dhe klauzola e tij po ashtu do të rritet nga 60 në 70 milionë euro, raportojnë mediat italiane./veqsport.com/