Valon Berisha beson në fitoren ndaj Maltës

Super ylli i përfaqësueses së Kosovës dhe i Lazios, Valon Berisha beson se nesër mbrëma do të arrijmë fitore ndaj Maltës, por ndeshja nuk do të jetë asesi e lehtë.

”Së pari jam i lumtur që jam rikthyer këtu pas gati një viti pasi isha i lënduar dhe kjo është hera e parë që punoj me trajnerin e ri”

”Atmosfera këtu është e mirë dhe besoj se do të arrijmë fitore, por ndeshja nuk do të jetë e lehtë. Do të vazhdojm të punojmë me intensitet të lartë”, u shpreh Berisha./veqsport.com/