Pritet edhe suspendimi i Khabib

Khabib Nurmagomedov arriti fitoren më të madhe në karrierën e tij në UFC pasi mposhti Conor McGregor.

Megjithatë e gjitha kjo mbeti nën hije pasi pas përfundimit të ndeshjes, Khabib doli nga tetëkëndëshi dhe sulmoi ekipin e irlandezit dhe më pas edhe ky i fundit u përlesh me 3 pjesëtar të ekipit të Khabib.

Pas suspendimit të Conor tani pritet që edhe Khabib të dënohet me 2 milionë dollarë dhe të suspendohet nga katër deri në gjashtë muaj./veqsport.com/