Kosova luan me fanelat e para ndaj Maltës

Përfaqësuasja e Kosovës në futboll nesër mbrëma zhvillon ndeshjen e shumëpritur kundër Maltës në kuadër të UEFA Nations League.

Në këtë takim që zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20 e 45, Kosova do të jetë me fanelat e para, pra ato të kaltërta që i kishte edhe ndaj Ishujve Faroe.