Khabib: Ai foli për babain , religjionin dhe kombin tim

Khabib Nurmagomedov ka shpjeguar se pse reagoi në mënyrë të tillë pas fitores ndaj McGregor duke sulmuar edhe stafin e tij.

”Ai foli për babain tim, për religjionin dhe kombin tim. Ai erdhi në Brooklyn e theu autobusin dhe gati vrau disa njerëz”

”Pse njerëzit flasin për mua dhe jo për këto gjëra? Babai im më ka mësuar që gjithmonë të jem i respektueshëm. Njerëzit që më njohin e dinë kush jam. Ky sport është dhe ka të bëj me respektin, dua ta ndryshoj këtë lojë”, u shpreh Khabib./veqsport.com/