Tifozët duan shkarkimin e Mourinhos

Karriga e Jose Mourinhos te Manchester United po lëkundet çdo ditë e më shumë.

Disfata nga West Ham me rezultat 3-1 ishte një goditje tejet e madhe për trajnerin portugez dhe skuadrën e tij e cila e ka nisur sezonin e ri në mënyrë katastrofale.

E shumë tifozë të Djajve të Kuq e duan shkarkimin e Mourinhos qysh tani sepse nuk besojnë që skuadra do të rikthehet në formë të mirë me portugezin në krye./veqsport.com/