Mertens: Startuam mirë, por eksperienca dhe kualiteti i Juves bëri të veten

Dries Mertens beson se eksperienca dhe kualiteti i Juventusit vendosën derbin e djeshëm të Serie A që përfundoi 3-1 në të mirë të Zonjës së Vjetër.

”Ne bëm mirë në fillim dhe startuam ashtu siq duhet, por eksperienca dhe kualiteti i Juves gjatë vazhdimit të ndeshjes e bëri të veten”

”Edhe pasi ishim me 10 lojtarë në fushë krijuam raste dhe mund të barazonim 2-2. Megjithatë ky është vetëm fillimi i sezonit dhe shumë gjëra mund të ndodhin në vazhdim”, u shpreh belgu./veqsport.com/