Liverpool do të tentoj sërish për transferimin e Ramsey

Aaron Ramsey do të largohet nga skuadra e Arsenalit pasi dështoi ta vazhdoj kontratën e cila i përfundon në fund të këtij sezoni.

27 vjeçari është pjesë e Gunners qysh nga viti 2008, por tanimë ka vendosur të largohet pasi ishte vetë Arsenali që tërhoqi ofertën për vazhdimin e kontratës.

E mesfushori uellsian mund të përfundoj te Liverpool si transfer i lirë verën e ardhshme apo edhe gjatë Janarit, pasi vetë lojtari dëshiron të jetë pjesë e planeve të Jurgen Klopp./veqsport.com/