Deklarata e Emery pas fitores ndaj Watford

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ishte i lumtur pas fitores ndaj Watford e cila erdhi pas 80 minutave lojë me dy gola të shpejtë të realizuar për rezultatin 2-0.

”Watfordi është skuadër shumë mirë e organizuar me lojtarë kompetitiv dhe e kemi ditur para ndeshjes se do të jetë vështirë ndaj tyre. Loja nuk e kishte ritmin e shpejtë që ne duam, por me rëndësi është që ne dëshiruam fitoren deri në fund”

”Në pjesën e dytë u treguam shumë eficientë dhe realizuam dy gola. Kishim nevojë edhe për zëvendësime që vërtetë ishin të uritur për ta ndihmuar skuadrën duke filluar nga Leno e pastaj edhe Iwobi e Welbeck me të cilët jam shumë i kënaqur”, u shpreh spanjolli./veqsport.com/