
Manchester City raportohet se është duke përgaditur një ofertë rekorde për transferimin e Kylian Mbappe nga PSG.
19 vjeçari, kampion i botës me Francën është padyshim një nga lojtarët më të mirë aktualisht në botën e futbollit.
Pep Guardiola e pëlqen shumë atë dhe sipas mediave angleze Mbappe mund të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori nëse pranon ofertën e bluve të Manchesterit./veqsport.com/