Sot luhet derbi i Romës, derbi i ‘kartonave të kuq’

Sot me fillim nga ora 15:00 zhvillohet edhe një super derbi në kampionatin italian Serie A.

Roma-Lazio do të ballafaqohen në derbin  e kryeqytetit në Olimpico në një atmosferë tejet të zjarrtë me të dy skuadrat që duan vetëm fitoren.

Në katër nga pesë ndeshjet e fundit gjithmonë ka pasur së paku një karton të kuq në këtë derbi të tensionuar.

Qysh nga sezoni 1994-95 ka pasur plotë 33 kartona të kuq në ndeshjet mes këtyre skuadrave./veqsport.com/