Perez: Zidane dhe Cristiano e dinë se Reali do të jetë gjithmonë shtëpia e tyre

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka falenderuar Zinedine Zidane dhe Cristiano Ronaldon për kontributin e jashtëzakonshëm që e kanë dhënë te skuadra spanjolle.

”Cristiano është një nga figurat kyçe dhe top golashënues në historinë e klubit”

”Legjenda e tij do të tregohet gjithmonë nga gjenerata në gjeneratë. Ai është një shembull për të gjithë që e veshin këtë fanelë. Faleminderit Cristiano”

”Zidane po ashtu është pjesë e historisë tonë dhe një nga legjendat më të mëdha të klubit. Ai dhe Cristiano e dinë që Reali do të jetë gjithmonë shtëpia e tyre”, u shpreh Perez./veqsport.com/