Fury-Wilder më 1 Dhjetor

Është konfirmuar se dueli i shumë përfolur mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të zhvillohet më 1 Dhjetor të këtij viti.

Kontrata tanimë është nënshkruar dhe ky duel do të zhvillohet në Los Angeles.

Të dy boksierët janë aktualisht të pamposhtur me Furyn që ka regjisturar 26 fitore nga po aq ndeshje prej të cilave 19 me nokaut, kurse Wilder me 40 fitore nga po aq ndeshje prej të cilave 39 me nokaut./veqsport.com/