Joshua: Povetkin kundërshtari im më i vështirë pas Klitschkos

Derisa dueli i të shtunës po afron, Anthony Joshua deklaroi sot në konferencë para mediave se Alexander Povetkin do të jetë kundërshtari i tij më i vështirë për titull pas Vladimir Klitschkos.

”Povetkin do të jetë një nga sfiduesit e mi më të vështirë me të cilët jam përballur”

”Ai është një luftëtar dhe e di mirë çfarë bën. Ai nuk ndaloi asnjë çast ndaj Klitschkos dhe mua më duhet të punoj që të fitoj të shtunën”, u shpreh britaniku./veqsport.com/