Shaw gati për Watfordin

Për fat të mirë lëndimi i Luke Shaw ndaj Spanjës nuk ishte aq serioz sa dukej në fillim.

Mjekët e klubit të Manchester United i kanë dhënë atij dritën e gjelbërt që të luaj ndeshjen e kësaj jave ndaj Watford.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri i Djajve të Kuq, por Jose Mourinho shtoi se ende nuk ka vendosur nëse do të startoj me Shaw në krahun e majtë apo jo./veqsport.com/