‘Herrera nuk largohet në Janar’

Agjenti i Hector Herrera ka konfirmuar se klienti i tij nuk do të largohet gjatë Janarit nga skuadra e Portos.

”Ai nuk do të largohet gjatë këtij sezoni nga Porto, ai dëshiron ta respektoj deri në fund kontratën e tij”

”Ka pasur disa kontakte, por askush nuk ka arritur marrëveshje me Porton ose Hector. Ai respekton vendimin e klubit”, u shpreh agjenti i lojtarit, Gabriel Moraes./veqsport.com/