Flamurtari nuk njeh rivalë, Drita në krizë, Ramadani debuton me fitore te Feronikeli

Flamurtari nuk njeh rivalë në këtë fillim sezoni të IPKO Superligës së Kosovës. Në javën e 4-t kuqezinjtë nga Prishtina mposhtën 3-1 Lirinë e Prizrenit në kryeqytet. Heroi i Flamurtari ishte Alban Shillova me një dygolësh ndërkohë që gjeti rrugën e rrjetës edhe Ben Quansah ndërsa Gentian Binishi realizoi golin e vetëm për Lirinë. Me këtë fitore Flamurtari ruajti kreun e klasifikimit me pikë të plota 12 pas 4 ndeshjesh.Tjetër humbje për kampionët në fuqi të Dritës që u mposhtën në Gjilan 1-2 nga Llapi, humbje që solli edhe dorëheqjen e trajnerit Bekim Isufi. Fiton Hajdari kaloi skuadrën nga Podujeva në avantazh pas 10 minutash por në të 37-ën Bujar Shabani barazoi për vendasit. Megjithatë 12 minuta përpara fundit Llapi i Bylbyl Sokolit gjeti golin e fitores me Festim Alidemaj. E nisi me fitore aventurën e dytë në stolin e Feronikelit trajneri Zekirija Ramadani me skuadrën nga Drenasi që triumfoi 0-2 në transfertën ndaj Ferizaj me golat e Faziliut dhe Da Silvas. Mori fitoren e parë në këtë sezon Trepça 89’ e Gugash Maganit që shpartalloi debutuesit me rezultatin 5-1 në fushën e këtyre të fundit.