Të gjitha gjërat që tifozët e kanë të ndaluar t’i fusin në stadium në ndeshjen Kosovë – Ishujt Faroe

Para ndeshjes së Kombëtares së Kosovës kundër Ishujve Faroe, që do të zhvillohet nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrrri” në kuadër të Ligës së Kombeve, Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar një njoftim për gjërat që nuk do të lejohen të futen brenda stadiumit.

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin publik se dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen Kosova – Ishujt Faroe, që zhvillohet të hënën në orën 20:45, do të hapen në orën 18:45, derisa asnjë person nuk do të lejohet të hyjë në zonën e stadiumit pa biletë.

Me qëllim të shmangies së tollovive dhe gjërave tjera, lusim qytetarët që t’i lexojnë me kujdes pikat e mëposhtme për gjërat të cilat nuk do të lejohen të futen në stadium:

Kontrolli në hyrjen e parë:

-shishet e qelqit pavarësisht madhësisë

-shishet e plastikes pavarësisht madhësisë

-pije alkoolikë te maskuar apo substanca narkotike

 -ushqim

-ombrella

-çantat e shpinës

-armë zjarri dhe çfarëdo arme, mjet i rrezikshëm.

Në kontrollin e dytë në hyrje të stadiumit:

-shishe të plastikes, kanaçe, shishe qelqi, kontrolli i tupanëve dhe flamujve dhe gjërave tjera si armë, thika, boksa të hekurt, pankarta me mbishkrime ofenduese ose raciste dhe gjëra që nuk janë te lejuara, shkrepëset, mjete piroteknike, parfume apo deodorant, gjëra tjera te ngurta, ombrella.

-ndalohet ushqimi i të gjitha llojeve (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh), paketimet e patejdukshme si farat, çipsi, smoki, kikirik, lajthi, badem, çdo paketim që nuk duket në brendësi.