Ekskluzive: Kosova ndryshon formacionin me Ishujt Faro

Burime të siguta brenda stafit teknik të përfaqësueses së Kosovës kanë konfirmuar ekskluzivisht për Veqsport se formacioni bazë në ndeshjen e së hënës ndaj Ishujve Faroe do të pësojë ndryshime.

Djemtë e Kosovës kanë zhvilluar stërvitjen e fundit të dielën në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” ku vetëm një natë më vonë dot shënojnë debutimin e tyre para shikuesve të vet në një ndeshje ndërkombëtare të futbollit.

Ekipi dukej në formë dhe kryente të gjitha detyrat që I kërkoi trajneri me shumë përgjegjësi, kurse atmosfera ishte në nivel shumë të mirë.

Megjithatë, ndryshe nga loja në Baku ndaj Azerbajxhanit nikoqir që përfundoi pa gola, Kosova të hënën në orën 20:45 ndaj Ishujve Faro dot paraqitet më disa ndryshime të rëndësishme në formacionin bazë.

Lajmi u konfirmua nga pjesëtar të stafit teknik të përfaqësueses në formë anonimiteti.

“Ekipi dot ketë ndryshime të rëndësishme në ndeshjen me Ishujt Faro, trajneri ka përgatitur një strategji tjetër për këtë lojë”, tha për Veqsport një anëtar I stafit teknik.

Duket se ndryshimi rrënjësorë dot jetë në mesfushë, ku pritet që loja të fitojë në fantazi të Besar Halimit, i cili nuk qe grumbulluar fare në takimin e parë, kurse ndryshime mund të ketë edhe në krah e në sulm./veqsport.com/