Cech e Torreira startojnë kundër Chelseat

Për shumë analistë të futbollit anglez, Lucas Torreira është transferimi më i mirë i Arsenalit në merkaton e cila veçse është mbyllur në Premier League.

Megjithatë mesfushori uruguajan luajti vetëm 15 minutat e fundit ndaj Manchester Cityt, pasi Unai Emery startoi me Granit Xhakën dhe Guendouzin në mesfushë.

Trajneri spanjoll konfirmoi se Torreira është stërvitur mirë çdo ditë, ka punuar shumë dhe tani është gati të startoj.

Emery po ashtu ka konfirmuar se Petr Cech sërish do të startojë në portë para Bernd Leno./veqsport.com/