Allegri: Lojtari më i mirë në botë starton nesër ndaj Chievos

Trajneri i Juventusit, Maximiliano Allegri ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të startoj nesër në ndeshjen e javës së parë ndaj Chievos.

”Ky do të jetë padyshim sezoni më i vështirë. Kemi lojtarin më të mirë në botë, Bonucci është rikthyer, kurse kemi transferuar edhe Can, Cancelon dhe Spinazzola”

”Nesër Ronaldo, Szczesny, Pjanic, Cancelo dhe Alex Sandro të gjithë do të luajnë, kurse të tjerët duhet të i vlerësoj edhe njëherë”, u shpreh Allegri./veqsport.com/