
Skuadra e Paris Saint-Germain ka befasuar me transferimin e mbrojtsit Thilo Kehrer nga skuadra e Schalkes.
Kehrer, 21 vjeçar ishte afër vazhdimit të kontratës me skuadrën gjermane, por një ofertë e PSG prej 30 milionë funteve ndryshoi të gjitha planet.
Mbrojtsi ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me PSG dhe do ta mbaj numrin 4 në fanelë./veqsport.com/