Sezon i ri dhe rregulla të reja në Premier League

Sezoni i ri në Premier Leaguen angleze do të nisë edhe me rregulla të reja që do aplikohen për herë të parë.

E këtyre rregullave të reja nuk do të i shpëtojnë as trajnerët për të cilët do të ketë dënime mjaftë të ashpëra.

-Nëse trajnerët marin katër vërejtje ose paralajmërime nga gjyqtarët atëherë do të suspendohen me një ndeshje.  Nëse trajnerët marin tetë vërejtje gjatë sezonit do të suspendohen me dy ndeshje.
Nëse trajnerët marin dymbëdhjetë vërejtje atëherë do të suspendohen me katër ndeshje.

-Këtë sezon kartonat e verdhë do të jenë specifikë për kompeticionet e caktuar. Përshembull kartonat e verdhë në FA Cup nuk do të vlejnë për ndeshjet e Premier Leagues, kurse kartonat e kuq do të vlejnë për të gjitha kompeticionet edhe pse suspendimet mund të ulen ose të rriten varësisht nga çështja.

-Në ndeshjet e Carabao Cup nuk do të ketë më lojë shtesë, por nëse ndeshja mbyllet me barazim pas 90 minutave atëherë shkohet drejtë në penalti.

-VAR nuk do të aplikohet në Premier League, por do të aplikohet në FA Cup dhe Carabao Cup.

-FA mund të i bëj tani testet anti-doping menjëherë pas përfundimit të ndeshjes duke zgjedhur lojtarët që duan ata pa pasur nevojë të i njoftojnë klubet para kohës.

/veqsport.com/