LAJMI I FUNDIT: Modric kërkon largimin nga Reali

Luka Modric i ka treguar skuadrës së Real Madridit se dëshiron të transferohet te Interi gjatë kësaj merkatoje.

Mediat italiane raportojnë se mesfushori kroat i ka kërkuar largimin nga Los Blancos presidentit, Florentino Perez.

E njëjta gjë ndodhi edhe me Cristiano Ronaldon i cili u largua nga Reali për t’u transferuar te skuadra e Juventusit, por duket se skuadra spanjolle do ta humbasë edhe një yll të klasit botëror këtë afat kalimtar veror./veqsport.com/