Formacionet e mundshme: Manchester United-Leicester

Manchester United-Leicester është ndeshja e parë e sezonit 2018/19 në Premier Leaguen angleze që zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00.

Të dy skuadrat pritet të kenë mjaftë mungesa shkak i angazhimeve të lojtarëve në Botëror, shkak i lëndimeve dhe disa të tjerë vetëm sa janë transferuar te skuadrat përkatëse, më saktësisht te Leicester.

Këto pritet të jenë njëmbëdhjetshet startuese të Jose Mourinhos dhe Puel në ndeshjen e parë të sezonit.

Man United XI: De Gea; Darmian, Bailly, Lindelof, Shaw; McTominay, Fred, A. Pereira; Mata, Rashford, Alexis

Leicester XI: Schmeichel, Chilwell, Morgan, Maguire, Ndidi, Iborra, Pereira, Maddison, Albrighton, Vardy.

/veqsport.com/