Andre Silva në La Liga

Skuadra e Milanit ka zyrtarizuar shitjen e sulmuesit kroat, Nikola Kalinic te Atletico Madrid, por ky nuk do të jetë sulmuesi i fundit i Rosonerëve që do të transferohet në La Liga këtë merkato.

Edhe portugezi, Andre Silva do të largohet nga skuadra italiane dhe pritet të transferohet te Sevilla.

Shuma e këtij transferimi pritet të jetë vetëm 20 milionë euro edhe pse kërkesa e Milan në fillim ishte shumë më e lartë./veqsport.com/