Të rejat nga lëndimet te Man Utd para ndeshjes me Leicester

Jose Mourinho ka zbuluar të rejat e skuadrës së tij para ndeshjes hapëse të Premier Leagues ndaj Leicester Cityt.

”Nuk ka ndonjë mrekulli. Lojtarët që kanë luajtur në ndeshjet para-sezonale janë të gatshëm si përshembull Alexis Sanchez”

”Kurse lojtarët që kanë marë pjesë në gjysmë-finale nuk do të jenë gati, pasi janë stërvitur me ne vetëm të hënën, të martën, të mërkurën dhe sot. Romero, Rojo, Herrera, Matic nuk janë të gatshëm po ashtu shkak i lëndimeve”, u shpreh portugezi./veqsport.com/