LIVE: Dita e fundit e merkatos në Premier League

Sot në orën 18:00 do të mbyllet afati kalimtar veror në Premier Leaguen angleze, pra një ditë para fillimit të sezonit të ri.

Qëndroni me Veqsport për të kuptuar të parët çdo transferim nga klubet angleze.

18:09- Brighton raportohet se ia ka rrëmbyer nga duart Fulhamit transferimin e mbrojtsit të Valencias, Martin Montoya.

18:01- Afati kalimtar veror mbyllet në Premier League me Arsenali, Man Utd, Chelsean, Cityn e Liverpoolin që nuk bëjnë asnjë goditje të madhe në ditën e fundit. Tani priten vetëm zyrtarizimet e lojtarëve që kanë arritur marrëveshje me klubet e tjera. Qëndroni me ne.

18:00- Tottenhami bëhet skuadra e parë në histori që nuk bën asnjë transferim në afatin kalimtar veror në Premier League.

17:58-ZYRTARE: Everton kompleton transferimin e Andre Gomes nga Barcelona.

17:57- ZYRTARE: Huddersfield Town kompleton transferimin e  Isaac Mbenza nga Montpellier në formë huazimi

17:54- ZYRTARE: Yerry Mina kompleton transferimin nga Barcelona te Everton për 30 milionë euro.

17:52- ZYRTARE: Fulham kompleton transferimin e André Frank Zambo Anguissa nga Marseille.

17:50- ZYRTARE: Carlos Sánchez ka kaluar testet mjekësore dhe ka nënshkruar me West Ham. Kolumbiani u transferua nga Fiorentina

17:40- Ja çdo transferim që ka ndodhur deri më tani në Deadline Day.

17:35- Fulhami po ashtu është afër marrëveshjes me Atletico Madridin për huazimin e sulmuesit, Luciano Vietto

17:15- Fulhami afër arritjes së marrëveshjes me Manchester United për transferimin e Timothy Fosu-Mensah.

17:13- ZYRTARE: Skuadra e Evertonit ka kompletuar transferimin e Bernard i cili ishte lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës te Shakhtar.

17:10- Everton po shpreson ende në transferimin e Marcos Rojo nga Manchester United.

16:50- David Ospina ka arritur marrëveshje personale me skuadrën turke, Besiktas.

16:30- Evertoni ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e Kurt Zouma.

16:05- Harry Arter të i nënshtrohet testeve mjekësore te Cardiff para transferimit nga Bournemouth në formë huazimi.

15:43- ZYRTARE: Wolves kompleton transferimin e Leander Dendoncker nga Anderlecht.

15:40- Veq Yerry Minas testeve mjekësore te skuadra e Evertonit po i nënshtrohet edhe Andre Gomes.

15:37- Burimi më i besueshëm i Arsenalit, David Ornstein konfirmon se lajmet për ofertën drejt Dembeles janë false. Sipas gazetarit të BBC nuk ka më transferime te Gunners që shpresojnë të arrijnë marrëveshje me Ramsey për kontratën e re, por që nuk janë afër

15:04- Kike Marin raporton nga Spanja se Arsenali ka ofruar 100 milionë euro për transferimin e Dembele nga Barcelona. Vendimi i takon lojtarit.

15:03- Muhamed Besic kalon te Middelsbrough nga Everton për 6 milionë funte.

15:00- Watford po punon për transferimin e Jake Livermore nga WBA në orët e fundit të merkatos.

14:37 – Federico Fernandez pritet të i nënshtrohet testeve mjekësore para transferimit te Newcastle United edhe pse marrëveshja me Swansea ende nuk është arritur.

14:20 – Sergio Rico ka arritur në Londër për ta kompletuar transferimin te skuadra e Fulham.

13:53- Trajneri i Leicester Cityt, Claude Puel ka konfirmuar se çdo ofertë për Harry Maguire do të refuzohet nga klubi.

13:15- Arsenali nuk pritet të transferojë ndonjë lojtar këtē merkato. David Ospina dhe Danny Welbeck janë të lirë që të largohen, por ende nuk ka oferta në drejtim të tyre.

12:58- Sky Sports raporton se Diego Godin ka refuzuar transferimin te Manchester United.

12:28- Yerry Mina raportohet se po i nënshtrohet testeve mjekësore para transferimit te skuadra e Evertonit për 32 milionë funte.

12:28 – Tottenhami nuk do të bëj më ofertë për transferimin e Jack Grealish nga Aston Villa.

12:27- Fulhami në bisedime të avancuara me Sevillan për transferimin e portierit, Sergio Rico.

12:23- Fulhami pritet ta transferojë yllin e Marseille,  Andre Franck Zambo Anguissa për 25 milionë funte.

12:12 – Man Utd kontakton Atletico Madridin lidhur me mundësinë e transferimit të mbrojtsit qendror, Diego Godin.

11:50- ZYRTARE: Leicester City transferon dy mbrojtës qendror, Filip Benkovic dhe Caglar Soyuncu për 33 milionë funte.

11:45- Sam Clucas ka arritur te Stoke City për të i kryer testet mjekësore para transferimit nga Swansea për 6 milionë funte.

11:43- Fulhami në bisedime me Valencian për transferimin e mbrojtsit të krahut, Montoya.

11:20- ZYRTARE: Lucas Perez ka kompletuar transferimin te skuadra e West Hamit.

10:35- LAJMI I FUNDIT: Mourinho nuk pretë që Man Utd ta transferojë ndonjë lojtar sot. Tha se duhet të fokusohet në skuadrën që ka.

09:00- Skuadra e Leicesterit insiston se Harry Maguire nuk do të largohet.

08:30- Sot pritet ditë e qetë te Liverpooli. Nuk ka më transferime, por pritet të shiten disa lojtarë.

08:10- Crystal Palace ka kompletuar transfserimin e Jordan Ayew nga Swansea  në formë huazimi.

07:52- Manchester United ende në kërkim të një mbrojtsi qendror. Boateng, Alderweireld, Maguire e Zouma janë emrat e përfolur.

07:50- Bournemouth është gati ta shesë Harry Arter për 10 milionë funte. Watford dhe Cardiff të interesuara.

07:46- Southampton dhe Valencia kanë shprehur interesim për transferimin e Danny Welbeck nga Arsenali. Te Gunners ka gjasa të ndodhë vetëm një transferim sot.

07:44- Joe Bryan po kalom testet mjekësore te Fulham para transferimit nga skuadra e Bristol City.

07:41- Man Utd, Tottenham dhe Wolves kanë shprehur interesim për transferimin mbrojtsit të majtë të PSG, Layvin Kurzawa.