Shkëndija “fiket” në Austri, tetovarët ndëshkohen tri herë nga Salcburgu

Shkëndija u mposht pastër, 3-0 në ndeshjen e parë në turin e tretë eliminator në Champions League, nga ekipi austriak i Salcburgut. Tetovarët u ndëshkuan dy herë që në pjesën e parë, ku të dy golat i shënoi Dabur, nga ku një me 11-metërsh.

salzburg shkendija

Ndërkohë, në të dytën ishte Samaseku, i cili shënoi gjithashtu me një penallti tjetër. Përballë një kundërshtari të një niveli shumë të lartë, Shkëndija duket se luan vetëm për prestigj ndeshjen e kthimit në Maqedoni, dhe tashmë me siguri mendon për fazën play-off në Europa League, ku do të luajë për të siguruar grupet e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian.

 

 

Salcburg-Shkëndija 3-0

GOL: Dabur pen. 17′, 45+3′, Samaseku pen. 80′