Javë e rëndësishme për Milanin, drejtuesit në sulm për këta 2 yje

Skuadra e Milanit duket se nuk do të ndalet vetëm me blerjet e Higuainit dhe Caldarës.

Reparti ku ekipi i Genaro Gattusos ka më shumë probleme është mesfusha.

Sezonin e shkuar, tekniku italian i “Djallit” luajti me tri mesfushorë qendre, Bonaventura, Kessie dhe Biglia. Por dëmtimet mund të jenë një problem dhe alternativat mungojnë.

Si pasojë, Milani është vënë në ndjekje të yllit të PSG-së, Adrien Rabiot, i cili shihet si lojtari i duhur për të përforcuar mesfushën.

Image

Përveç mesfushorit francez, flitet se Milani është edhe shumë pranë sulmuesit të Shaktar Donetsk, Bernard.

Braziliani pëlqehet shumë nga tekniku Gattuso dhe me shumë gjasa do të veshë fanellën e “Djallit”, pasi klubi ukrainas është gati ta shesë.

Image

Sipas “La Gazzeto Dello Sport”, Milani i ka nisur bisedimet me të dyja klubet dhe kjo javë është shumë e rëndësishme sa i takon merkatos kuqezi.