Granit Xhaka reagon për përjashtimin e Valon Behramit nga Zvicra

Valon Behrami është pensionuar “dhunshëm” prej kombëtares zvicerane.

Mesfushori shqiptar ka pohuar se nuk ishte vendim i tij, por se e ka përjashtuar përzgjedhësi Vladimir Petkovic.

Pas largimit të mitrovicasit, ka reaguar edhe mesfushori tjetër shqiptar Granit Xhaka.

Ky i fundit e ka quajtur lojtarin e skuadrës italiane të Udineses, ikonë të përfaqësueses zvicerane.

“Valon gjithçka që mund të them është faleminderit shumë. Ikonë vërtetë e ekipit tonë zviceran. Kemi kujtime nga fusha, jemi bërë miq për jetë”, ka shkruar Xhaka në rrjetin llogarinë personale në Instagram.