“Çmendet” Real Madridi, 250 milionë euro për futbollistin e Tottenhemit

Si duket Real Madridi i ka ruajtur energjitë për në fund të merkatos.

Kampionit aktual evropian i janë larguar dy figurat kyçe të sukseseve të viteve të fundit, Zinedine Zidane dhe Cristiano Ronaldo, shkruan GazetaBlic.

Më parë, Florentino Perez kishte deklaruar se do të vijnë emra të mëdhenj në Santiago Bernabeo, por pa specifikuar se kush janë ata dhe se prej cilës ligë vijnë.

“Bomba” ka ardhur para pak çastesh nga mediat britanike, të cilat lajmërojnë se “Los Blancos” do të bëjnë ofertë prej 250 milionë eurosh për sulmuesin fantastik të Tottenhemit dhe të kombëtare angleze, Harry Kane.

Nëse ndodh ky transferim, do të ishte më i madhi në histori, pas atij të Neymarit. Ky i fundit ende e mbanë primatin si lojtari më i shtrenjtë, kur vitin e kaluar kaloi nga Barcelona te PSG-ja për 222 milionë euro.