Arrihet marrëveshja, ylli i Milan nesër në teste mjekësore me Atleticon

Sulmuesi i Milan, Nikola Kalinic do të kompletojë transferimin e tij në Atletico Madrid nesër.

Gianluca Di Marzio raporton se Kalinic do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me Atleticon, para se të firmosë një marrëveshje huazimi me obligim blerje, transmeton Transferimet.net.

Kroati u transferua te Rossonerët për 25 milionë euro, por shënoi vetëm gjashtë gola në sezonin e kaluar.

30 vjeçari do t’i bashkohet ‘Los Colchoneros’ si zëvendësues direkt i Kevin Gameiro, që do të transferohet në Valencia.