Statistikat tregojnë pse Fiorentina e do Arbër Zenelin

Arbër Zeneli është padyshim një nga lojtarët kryesor të përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Zeneli aktualisht paraqitet në superligën e Holandës te skuadra e Heerenveen, por është Fiorentina që ka shprehur interesim për transferimin e tij që mund të kushtoj rreth 5 milionë euro.

Ja disa nga statistikat e tij kryesore nga sezoni i kaluar:

22 paraqitje, 2 si rezervistë
4 gola
9 asistime
1.7 pasime kyçe për ndeshje
2.5 driblime për ndeshje
7.14 vlerësimi./veqsport.com/