Statistikat: Caldara më i mirë se Bonucci

Milan ka arritur një ‘super’ marrëveshje me Juventusin pasi do të marë dy lojtarë të jashtëzakonshëm.

Rosonerët dhe Zonja e Vjetër janë pajtuar që të bëhet shkëmbimi i Leonardo Bonuccit dhe Mattia Caldaras, por veq kësaj edhe Higuain do të kaloj te Milan, fillimisht në formë huazimi.

Statistikat dëshmojnë se Caldara sezonin e kaluar ishte më i mirë se sa Bonucci.

Bonucci:

35 paraqitje
2 gola
5 kartona të verdhë
1 karton i kuq
85.7% saktësia e pasimeve
1.6 duelet e fituara në ajër
0.9 ndërhyrjet për ndeshje
0.6 bllokime për ndeshje
6.79 vlerësimi

Caldara:

24 paraqitje
3 gola
5 kartona të verdhë
0 kartona të kuq
84.1% saktësia e pasimeve
1.9 duelet e fituara në ajër
1.6 ndërhyrje për ndeshje
0.8 bllokime për ndeshje
6.95 vlerësimi.

/veqsport.com/